
Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike
08 prill 2021
| 12:42
Të enjten është konstituuar Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike për legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.
Ky komision do të drejtohet nga ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Komisioni ka këtë përbërje: kryetare Hykmete Bajrami nga LDK-ja. Anëtarë: Arta Bajralia nga LV-ja, Enver Haliti nga LV-ja, Mirlinda Sadiku nga LV-ja, Eman Rrahmani nga LV-ja, Fadil Numra nga PDK-ja, Hajdar Beqa nga PDK-ja, Jasmina Dediq nga Lista Serbe dhe Albana Bytyqi nga AAK-ja.
Grupi Parlamentar i LV-së do të udhëheq me shtatë komisione nga 14 gjithsej sa janë. PDK-ja do të udhëheq me dy komisione, LDK-ja me dy, AAK-ja me një komision, po ashtu edhe Lista Serbe dhe Grupi 6+ do të udhëheqin me nga një komision.