Konsullata e Kosovës në Nju Jork njofton se ka nisur ofrimin e shërbimeve të rregullta

30 qershor 2020 | 20:27

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në ShBA, ka njoftuar se tashmë ka nisur ofrimin e shërbimeve konsullore.

“Pas hyrjes në fazën II të Qytetit të Nju-Jorkut për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, çka nënkupton, ndër të tjera, edhe fillimin e funksionimit të zyrave administrative, informojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se tashmë kemi rifilluar ofrimin e shërbimeve të rregullta konsullore”, thuhet në njoftimin e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit…