Konsumatorët i kanë borxh mbi 18 milionë euro Termokosit

06 shkurt 2022 | 11:32

Kryeshefi ekzekutiv i Ngrohtores së Prishtinës “Termokos”, Arsim Fetahu, ka thënë se konsumatorët i kanë borxh mbi 18 milionë euro.

Sipas tij, gjatë tri vjetëve 100 milionë do të investohen për rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Sipas tij, gjatë vitit 2021 ka pasur ngritje prej 1.35 milion të shkallës së inkasimit duke shtuar se prodhimi i energjisë është 11% më i lartë.

“Realisht gjatë vitit 2021 kemi pasur ngritje 1.35 milion të shkallës së inkasimit. Edhe faturimi ka qenë 14% më i lartë edhe prodhimi i energjisë 11% më i lartë. Në koordinim me komuna do të vazhdojmë projekte për dyfishimin e kapaciteteve dhe vendosjen e matësve të ngrohjes dhe projekti i energjisë solare. Borxhet e konsumatorëve janë mbi 18 milionë euro. Kryesisht janë në periudha të mëhershme”.

“Zyra Ligjore janë duke dërguar te përmbaruesi çdo konsumator që ka borxh më shumë se 50 euro dhe një prej arsyeve që ka ngritje të inkasimit është edhe metoda detyrimore me anë të përmbaruesit”, ka thënë Fetahu për Ekonomia Online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona…