Korea e Veriut kërcënon me rifillim të testeve bërthamore

15 mars 2019 | 13:37

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, Choe Sun-hui, ka paralajmëruar se ky vend mund rifilloj testet bërthamore.

Ajo iu ka  thënë diplomatëve të huaj se Kim do të dalë shumë shpejt me një deklaratë mbi qëndrimin që do të mbajë këtej e tutje.

“Ne nuk kemi aspak ndërmend të nënshtrohemi përpara kërkesave të Amerikës, të çfarëdolloj forme qofshin ato, dhe as nuk jemi të gatshëm të angazhohemi në negociata të këtij lloji”, ka deklaruar ajo.

Sun-Hui ka  akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë mbajtur një qëndrim prej “gangsteri”. Koreja e Veriut në samitin e fundit me SHBA-në kishte ofruar çmontimin e kompleksit kryesor atomik të saj, Yongbyon-it, por bisedimet u shembën pasi Trump refuzoi të heqë sanksionet nëse Koreja e Veriut nuk i shkatërron të gjithë zonat bërthamore.

Sipas Choe-it, Peniani kishte kërkuar heqjen e pesë masave më të ashpra ekonomike, e jo të gjitha sanksioneve, siç ka thënë  Trump, pas dështimit të negociatave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Fondacionin Trashëgimia Kulturore pa…