Koreja e Jugut: Asnjë lajm i deritashëm në media për Kim Jongun s’është i vërtetë

27 prill 2020 | 09:17

Zyrtarë të Koresë së Jugut bëjnë thirrje për mospërhapje të lajmeve në lidhje me shëndetin e liderit koreano-verior, Kim Jongun.

Në një takim me dyer të mbyllura gjatë ditës së djeshme, Kim Yeun Chul, ministri përgjegjës i marrëdhënieve në mes të Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, u tha zyrtarëve të tjerë se, pavarësisht zërave në mediat ndërkombëtare, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me aktivitetin e Koresë së Veriut.

Thirrja vjen pasi një sërë mediash publikuan lajmin se Kim Jongu mund të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore pas një komplikimi kardiovaskular apo se është izoluar nga frika e Koronavirusit.

Të tjera publikuan edhe lajmin e vdekjes së mundshme të tij. “Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha Yeun Chul.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve për një kohë të…