Lakuriq dhe minj, pos në Kinë, shiten edhe në Indonezi

27 prill 2020 | 09:14

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve për një kohë të gjatë kanë raportuar të shqetësuar për tregjet e kafshëve që më së shumti janë të përhapura në Kinë, duke kërkuar që të mbyllen dhe të mos lejohet aktiviteti i tare.

Por, autoritetet nuk kanë bërë asgjë që t’i mbyllin këto tregje, ku në shumicën e rasteve shiten qen dhe mace, që më pas priten për mish, që përgatitet për ngrënie gjatë një feste tradicionale kineze.

Që kur u paraqit Koronavirusi, në dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, sëmundje e cila besohet se u transmetua te një grua e cila hëngri mishin e lakuriqit, të gjithë janë të shqetësuar nga këto tregje kafshësh të egra.

Minj, lakuriqë dhe reptil në një treg të Indonezisë

Shkaku i kërkesave të shumta, Kina i ka mbyllur shumicën e këtyre tregjeve famëkeqe, por ka shqetësim se sërish mund të shiten këto kafshë në tregun e zi,transmeton Telegrafi.

Mirëpo, nuk është vetëm Kina që ka tregje të tilla, pasi janë shpërndarë edhe imazhet shqetësuese nga Indonezia, ku shihen lakuriqët për shitje.

Lakuriqët në tregun e Tomohon të Indonezisë, deri më tani janë mbajtur sekret, por blerësit i kanë shpërndarë fotografitë, duke bërë që të ngrihen shqetësime, për shitjen e tyre.

Raportohet se lakuriqët i bartin të gjitha viruset dhe patogjenët, derisa ka raportime se para dy vitesh, në Tomohon e kishin gjetur një lakuriq që kishte shenja të Koronavirusit.

Në tregjet indoneziane, megjithatë po vazhdojnë të shiten minj, lakuriqë dhe reptilë të tjetër, që shfrytëzohen si ushqim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Merita Makolli Në këto 4 vjet jetë pa ty,…