Me babën!

27 prill 2020 | 09:09

Nga: Merita Makolli

Në këto 4 vjet jetë pa ty, të njoha në heshtje, megjithëse mes kujtimesh të zhurmshme dhe të rrëmbyeshme, që mezi po i zë.
Unë vajza jote, në këto kohë, ta gjurmova mendjen, ta preka shpirtin dhe të gjeta në gjithë ditët e mija dhe në fytyrat e miqve tu.
Të gjej dhe çdo mëngjes, në këngët e rapsodëve që më përcjellin rrugës për punë, te sfidat, te titujt e librave, te emrat e rrugëve, dhe më së shumti të gjej te rëniet dhe ngritjet e këtij vendi, të cilin e deshe më shumë se Bekimin, Nushën, Flakën dhe Meritën.
Të kërkova dhe të kërkoj akoma, me zemrën e fëmiut, por me mendjen e një të rrituri të pjekur e të djegur.
S’ do t’thur lavde jo, se e di që m’qorton, por më duhet të them me zë, se ti ishe vigani i “tërbuar”, në trupin e një pëllumbi të bardhë.
Përulësisht mirënjohëse, për ballin e hapur që na fale!
Ahhhh Qal!!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky Ramazan ka ardhur si kurrë më parë për myslimanët…