Koreja Veriore po punon në ndërtimin e raketave të reja balistike

31 korrik 2018 | 10:49

Satelitët spiunë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë vënë re aktivitet të vazhdueshëm në një objekt të Koresë së Veriut, ku janë prodhuar raketat e para balistike ndërkontinentale të këtij vendi, me kapacitet për të arritur ShBA-në.

Gazeta “Washington Post” ka cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të kenë thënë se Koreja e Veriut duke se po ndërton një ose dy raketa të tilla të reja në fabrikën Sanumdong, pranë kryeqytetit Phenjan.

Ndërsa, “Reuters” ka cituar një zyrtar tjetër të ketë thënë se imazhet satelitore tregojnë automjete që lëvizin brenda dhe jashtë objektit, porse nuk tregojnë se sa mund të ketë avancuar ndërtimi i raketës.

Raportet vijnë në kohën kur marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe ShBA-së kanë nisur të ngrohen.

Pas takimit në Singapor, muajin e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe lideri verikorean, Kim Jong Un, janë zotuar se do të punojnë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean.

Megjithatë, nuk janë dhënë detaje se si apo kur Phenjani do të heqë dorë nga armët bërthamore.

Koreja e Veriut, e cila ka përparuar shpejt në programin e saj bërthamor gjatë dy vjetëve të fundit, ka kryer gjithsej gjashtë teste bërthamore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka pak shanse që deri në fund të vitit…