Korona mund të përhapet “si zjarri i egër”

05 maj 2020 | 08:23

Virusi Korona mund të përhapet “si zjarri i egër” veçanërisht kur njerëzit qëndrojnë së bashku, tha drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të Shteteve të Bashkuara, dr. Anthony Fauci, i cili pak ditë më parë sa nuk u shkarkuar nga detyra nga presidenti i Amerikës, Donald Trump.

“Ka një aftësi fenomenale dhe efikasitet të përhapjes nga personi në person. Ky virus ka një aftësi të madhe dhe përhapjet si zjarri i egër. Ne e kemi parë atë në përgjithësi dhe në situata të kufizuara. Kur njerëzit qëndrojnë grumbull bashkë, ky virus përhapet aq lehtë sa çdo virus që unë kam njohur ndonjëherë, përveç fruthit ndoshta. Rastet mund të shfaqën përsëri nëse njerëzit nuk mbajnë distancimin shoqëror dhe masa të tjera për ta zvogëluar përhapjen e virusit”, ka thënë Fauci në “Cuomo Prime Time” të hënën.

Ndër të tjera, Fauci ka treguar se frenimi i përhapjes së virusit Korona funksionon dhe se, për ta mbajtur numrin e ulët të infektimeve, duhet mbajtur distancim fizik.

“Kam detyrim moral të jap këtë informacion që po jap”, ka thënë Fauci.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka publikuar sot raportin e 24 orëve të fundit…