Korona, murtajë edhe për lirinë e shtypit

21 prill 2021 | 12:23

Organizata “Reporterët pa Kufij” paraqet listën për lirinë e shtypit për vitin 2021. Në Ballkan përdoren akuza për drogë për të hequr qafe gazetarët hulumtues.

Kohë të këqija për gazetarët: “Pandemia korona intensifikon dhe konsolidon tendencat shtypëse në të gjithë botën”, thotë drejtori menaxhues i “Reporterëve pa Kufij” (ROG), Christian Mihr, në një intervistë për Deutsche Welle-n. Situata është përkeqësuar pak a shumë në të gjitha kontinentet, siç mund të shihet nga analiza e lirisë së shtypit në vitin 2021.

Mihr citon shembuj nga një larmi rajonesh: në Hungari dhe në Malajzi përhapja e lajmeve të rreme konsiderohet si vepër penale. Kurse Egjipti ka ndaluar botimin e numrave jozyrtarë të infektimeve.

Organizata Reporterët pa Kufij është veçanërisht e shqetësuar për zhvillimet në Bjellorusi. Represioni është “masiv dhe i pakrahasueshëm”. Vetëm në fund të vitit 2020 u arrestuan më shumë se 400 gazetarë. “Dhe ne kemi dëgjuar vazhdimisht për abuzime”. Me vendin e 158 nga 180, Bjellorusia renditet shumë poshtë. Rusia (150) renditet vetëm në një pozicion pak më të mirë.

 

Akuza për drogë për të hequr qafe gazetarët

Në Serbi (93, +/- 0), Malin e Zi (104, +1) dhe Shqipëri (83, +1), media pro qeveritare, gjyqësori dhe qeveria përdorin akuza për drogë për të hequr qafe gazetarët hulumtues ose për t’i vënë nën kontroll mediat kritike.

 

Përkeqësim edhe në BE

Edhe Gjermania rezulton në hartën e liria së shtypit jo më e bardhë (mirë), por vetëm e verdhë (kënaqshëm). Kjo rënie e Gjermanisë nga vendi 11 në të 13-in lidhet me indikatorin e dhunës. Në Gjermani ka pasur gjatë vitit 2020 mjaft raste dhune ndaj gazetarëve, nga 11 një vit më parë kjo shifër arriti në 65.

Bullgaria (112, -1) rendet si vendi më i keq i BE-së. Në Bullgari qeveria refuzon të hyjë në një dialog serioz rreth hapave për të forcuar lirinë e shtypit dhe autoritetet në rastin më të mirë reagojnë me shumë hezitim ndaj dhunës dhe kërcënimeve ndaj punonjësve të medias./DW/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) do zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes…