Koronavirusi i godet dhe i dëmton disa prej qelizave kryesore të imunitetit

11 gusht 2020 | 08:24

Koronavirusi i ri mund t’i dëmtojë disa prej qelizave kryesore të imunitetit, zbulon studimi i ri. Covid-19 duket se ka fuqi ta dëmtojë funksionimin e disa qelizave të rëndësishme të sistemit imunitar, e cila gjë bën që trupi të mos luftojë infeksionet e ndryshme, thonë studiuesit në Hong Kong, raporton CNN.

Ekipi në Universitetin e Hong Kongut (HKU) tha se gjetjet e tyre tregojnë se rritja e imunitetit me barna të caktuara mund t’i ndihmojë pacientët të shërohen më mirë. Është një qasje që tashmë po testohet në disa grupe të vullnetarëve.

Studiuesit shikuan gjakun e 41 pacientëve të trajtuar më herët për koronavirus në Hong Kong dhe krahasuan funksionin e tyre imunitar me atë të vullnetarëve të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Qelizat e sistemit imunitar të njohura si qeliza dendritike, së bashku me qelizat T dhe qelizat vrasëse natyrale te pacientët me COVID-19 shihet se janë dëmtuar seriozisht. Të gjitha këto qeliza janë pjesë e përgjigjes së trupit ndaj një infeksioni.

Ndryshe, një nga ilaçet e testuar ishte interferoni beta-1b. Fillimisht u zhvillua si një trajtim për sklerozën e shumëfishtë, por për shkak se ajo synon sistemin imunitar të trupit, po testohet gjithashtu te pacientët me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump u nxor befasisht nga salla e…