Trumpi nxirret nga konferenca e shtypit, pas të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë

11 gusht 2020 | 08:21

Presidenti amerikan Donald Trump u nxor befasisht nga salla e konferencës së shtypit së Shtëpisë së Bardhë pak kohë pasi pati të shtëna jashtë gardhit të ndërtesës.

Trump u kthye në sallë pas disa minutash dhe tha se një person ishte qëlluar me armë zjarri nga forcat e rendit dhe është dërguar në spital.

Ai tha se mesa kishte kuptuar, i dyshuari kishte qenë i armatosur. “Pati të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë. Duket se (situata) është krejtësisht nën kontroll. Por pati të shtëna me armë dhe dikush është dërguar në spital. Nuk e di se si është ai person”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në qendër të Minskut, raportojnë…