Koronavirusi, Komuna e Dragashit kërkon nga shkollat që të pajisen me material higjienik

26 shkurt 2020 | 13:44

Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash ka kërkuar që në të gjitha shkollat e kësaj komune ora e parë e mësimit të ndërrimit të paradites dhe ora e parë e ndërrimit të pasdites nesër t’i kushtohet rritjes së vetëdijësimit të nxënësve lidhur me masat parandaluese rreth koronavirusit, duke u bazuar në materialet dhe udhëzimet e pranuara nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik, të cilat janë shpërndarë nëpër shkolla.

Po ashtu, udhëzon drejtorët e shkollave që t’i pajisin shkollat me material higjienik dhe të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditëlindjen 84-të të veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi,…