Koronavirusi, Komuna e Prishtinës themelon Shtabin e Emergjencave

13 mars 2020 | 13:03

Me qëllim të koordinimit dhe menaxhimit të veprimeve dhe masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Komuna e Prishtinës ka themeluar Shtabin e Emergjencave.

Lajmin e ka bërë me dije përmes llogarisë së tij në “Facebook” Shpend Ahmeti.

“Ky shtab përbëhet nga Drejtorët e Drejtoreshat e drejtorive relevante dhe udhëheqësit e institucioneve shëndetësore të Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë sot anëtari i “Plisave”, Lekë Bulliqi. I…