Koronavirusi nuk ka asnjë shans, klienti dezinfekton kafen e porositur (Video)

26 mars 2020 | 12:11

Përhapja e frikshme që ka marrë koronavirusi ka detyruar miliona njerëz të marrin masa ekstreme për higjienën, pasi kjo është dhe një nga veprimet kryesore të këshilluara nga autoritetet shëndetësore.

Shumë njerëz qarkullojnë me maska në qytet dhe të tjerë mbajnë dezifektantë me vete për të pastruar duar pasi kanë prekur diçka, pasi sipas të dhënave virusi i ri mbijeton për shumë orë në sipërfaqe. Në disa raste kujdesi për higjienë ka shndërruar njerëzit në maniakë të pastërtisë.

Në videon e mëposhtme shihet qartë një klient i një restoranti në Kanada që spërkat me dezifektant antibakterial ambalazhin e kafesë që ka porositur, një veprim ky që nuk e kishim parë deri tani.

/A2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy raketa goditën Zonën e Gjelbër në Bagdad, ku ndodhen…