Koronavirusi, punëtorët shëndetësorë me kërkesë publike drejtuar ministrit Vitia

26 shkurt 2020 | 11:01

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) përmes një kërkese publike i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me masat e parandalimit të koronavirusit.

Në kërkesën drejtuar Vitisë, FSShK-ja kërkon nga ministri që të dihet se cilat janë kapacitetet e punëtorëve shëndetësorë për mbrojtjen e pandemisë së supozuar nga OBSh-ja me qëllim të luftimit të koronavirusit.

“I nderuar z. Ministër, duke u nisur nga situata aktuale në mbarë globin tonë, po ju adresohemi me disa pyetje konkrete me qëllim të mospërhapjes së panikut në komunitetin tonë: 1. Cilat janë kapacitetet tona për mbrojtjen e pandemisë së supozuar nga OBSh-ja me qëllim të luftimit të koronavirusi COVID -19? 2. Cilat janë masat mbrojtëse përveç atyre që i proklamoni në lidhje me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve shëndetësorë? 3. Cilat janë masat të cilat i keni ndërmarrë ju me ministritë përkatëse me qëllim të funksionalizimit shtetëror për parandalimin e kësaj pandemie të supozuar? 4. Sa është kostoja financiare e përllogaritur me qëllim të parandalimit të kësaj pandemie (sipas OBSh-së)? Pra, i nderuar Ministër, duke parë situatën e krijuar që në mediume tona, p. sh., nuk kemi asnjë komunikim me publikun për masat e parandalimit të kësaj pandemie të supozuar, ju lutem reflektoni. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e hapur edhe jashtë protokolleve burokratike që po i bëni të angazhohemi me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë të punëtorëve shëndetësorë dhe popullatës, gjë të cilën jua kam transmetuar edhe përmes komunikimit privat. Edhe një herë ju lutem që të reflektoni dhe të merrni në konsideratë apelin tonë sepse situata e krijuar në këtë vend është përgjegjësi e secilit”, është thënë në kërkesën e FSShK-së, e cila drejtohet nga kryetari Blerim Syla.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësit e integrimeve evropiane kanë përmendur faktorët të cilët janë…