Korrigjimi i kufijve, çfarë pjese e Kosovës i kalon Serbisë? Ja si përgjigjet Thaçi

20 maj 2019 | 21:40

I ftuar në emisionin Open në ‘Top Channel’ me gazetaren Eni Vasili, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sqaroi idenë e tij për korrigjimin e kufijve.

“Ideja është imja pas takimeve me liderët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Duke parë rrezikun ekzistencial në ato treva për banorët e tyre, vlerësoj edhe sot në mënyrë transparente që ato t’i bashkangjiten territorit të Republikës së Kosovës. Është një korrigjim i padrejtësisë historike, i njoh njerëzit dhe kauzën e tyre, prandaj e shoh të nevojshme këtë korrigjim pa cënuar asnjë cm të territorit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar  Thaçi.

“Unë jam për korrigjim, jo për shkëmbim. Këtë ide e kam prezantuar në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe do ta prezantoj edhe në Paris”, ka shtuar  presidenti i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Plavës ka kërkuar nga Ministria e Punëve të…