Kosnett e Burke diskutojnë rreth zhvillimit të aftësive të FSK-së

21 janar 2021 | 14:25

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka takuar Admiralin Burke, me të cilin kanë folur rreth çështjeve të sigurisë në Kosovë.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, diplomati amerikan ka shkruar së në këtë takim kanë diskutuar edhe rreth mënyrave për të zhvilluar aftësitë paqeruajtëse dhe reaguese ndaj emergjencave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Mirëprita Admiralin Burke në Prishtinë këtë javë për të diskutuar rreth mbështetjes së vazhdueshme të NATO-s dhe SHBA-së për KFOR-in, bashkëpunimit të shtuar mes KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës, dhe mënyrat për të zhvilluar aftësitë paqeruajtëse dhe reaguese ndaj emergjencave të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Kosnett.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka kërcënuar Rusinë me pezullimin e gazsjellësit rus…