Kosnetti: Një person nga Kosova është ekstraduar në ShBA

23 gusht 2019 | 14:29

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë me dije se një person nga Kosova është ekstraduar në ShBA.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ambasadori Kosnett ka thënë se ekstradimi i tij, shënon edhe zbatimin për herë të parë të Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, e cila është finalizuar në qershor të këtij viti.

“Në qershor ShBA-ja dhe Kosova përfunduan Marrëveshjen e Ekstradimit. Sot ne e përdorëm atë për herë të parë për të kthyer një të arratisur, nga Kosova për gjykim në Shtetet e Bashkuara. Kur e bëjmë sundimin e ligjit një përparësi të përbashkët, kriminelët përballen me drejtësinë dhe të dyja shtetet janë të sigurta”, ka shkruat Kosnett.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United dhe Inter akoma nuk kanë arritur një marrëveshje…