Kosnetti: Qytetarët votuan për fundin e korrupsionit

11 tetor 2019 | 17:39

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë kanë treguar se qytetarët votuan për të parë fundin e korrupsionit.

“Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se njerëzit duan ta shohin fundin e korrupsionit. A do të ndërmarrin të gjitha partitë, në pozitë dhe opozitë, një veprim përfundimtar për këtë?”, ka shkruar Kosnetti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas rezultateve preliminare Vetëvendosje ka fituar 25.49 për qind të votave dhe LDK-ja 24.87 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kushtetuta e Kosovës përcakton që partitë e caktuara nga komunitetet,…