Kosnetti uron ditën e Pashkëve: Kjo ditë na kujton fuqinë e këmbënguljes së qytetarëve të Kosovës

02 maj 2021 | 12:12

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, u ka uruar ditën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të komunitetit Ortodoks të Kosovës.

Me këtë rast, ai ka thënë se kjo ditë kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve pa marrë parasysh pengesat.

“Urime dita e Pashkëve të gjithë pjesëtarëve të komunitetit Ortodoks të Kosovës. Ndërsa reflektojmë për një vit sfidues, sot kjo ditë na kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve të zakonshëm, pa marrë parasysh pengesat”, ka shkruar Kosnetit në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudisti i Kosovës, Arbër Kullashi është eliminuar qysh në raundin…