Kosova, aleate e fuqishme ekonomike e Shqipërisë

12 shkurt 2024 | 13:47

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka pritur në takim zëvendësministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Besart Kadia, së bashku me ambasadorin Petrit Malaj dhe drejtues të shoqatave të biznesit të Shqipërisë.

Në këtë takim është thënë se Kosova është partnere e fuqishme ekonomike e Shqipërisë.

Rafuna ka thënë se qëllimi i këtij takimi ishte adresimi i sfidave që paraqiten te bizneset, si dhe për ta bërë tregun e të dyja vendeve më atraktiv për vizitorë.

Po ashtu, Rafuna ka thënë se OEK-u është i gatshëm për të kontribuar për thellimin e bashkëpunimit.

Ndërsa zëvendësministri Kadia është shprehur se synimi i këtij takimi është tregu atraktiv për të dyja shtetet.

“Është një potencial i cili është i pafundmë sa i përket benefiteve dy palësh si u tha në takimet, ky është takimi i dytë i çështjeve  diplomatike. Mbi 1287 biznese kosovare që është tregues i potencialit, ndërsa nga Shqipëria 2022 biznese janë të regjistruara në Kosovë. Prandaj synimi është tregu atraktiv për të dy shtetet”, ka thënë Kadia.

Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se Kosova do të jetë një partnere e fuqishme për Shqipërinë.

“Kosova do të jetë një partner i fuqishëm për Shqipërinë. Ne e dimë se kemi çfarë të bëjmë, janë bërë gjëra të mira, por këto diskutime janë për t’i bërë akoma më mira”, ka thënë Malaj. /Ksp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një futbollist në Indonezi ka humbur jetën në mënyrën tragjike,…