Kosova dhe Maqedonia e Veriut me memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

14 prill 15:27

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe homologia e tij nga Maqedonia e Veriut, Slavjanka Petrovska,  kanë nënshkruar të enjten një memorandum të mirëkuptimit lidhur me bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Lajmin e ka bërë me dije ministri Mehaj përmes llogarisë se vet në “Facebook”.

“Me këtë memorandum synojmë të bashkërendojmë dhe sinkronizojmë kornizën ligjore, masat, veprimet dhe aktivitetet që sigurojnë zbatimin sa më të suksesshëm të gjitha marrëveshjeve tona. Procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut është përvojë që do të ndajmë së bashku në procesin tonë integrues euroatlantik”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po shqyrtojnë…