Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë të bëjmë zgjerimin e rrugës ekzistuese Prishtinë-Pejë

14 prill 2022 | 15:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po shqyrtojnë mundësinë të bëjnë zgjerimin e rrugës ekzistuese Prishtinë-Pejë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të AAK-së, Shemsedin Dreshaj, Kurti ka thënë se zgjerimi i rrugës bëhet me gjysmën e çmimit të variantit që është anuluar.

“Shumë herët do të duhej të përfundonte rruga Prishtinë-Pejë pasi është i rëndësisë të veçantë. Ashtu si do të duhej të përfundonte rruga Prishtinë-Podujevë dhe ajo Prishtinë-Mitrovicë. Ne po e shqyrtojmë mundësinë të bëjmë zgjerimin e rrugës ekzistuese pasi mund të bëhet me gjysmën e çmimit me variantin që e kemi anuluar. Pas këtij shqyrtimi do të vendosim si do të vazhdohet më tutje”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi po…