Fenerbahçe synon rikthimin e Muriqit

14 prill 2022 | 15:17

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi po mundohet të ndihmojë skuadrën e Mallorcas të qëndrojë në La Liga dhe në ndeshjen e fundit i dha fitoren kundër Atletico Madrid, me një gol nga penalltia.

Goli i sulmuesi nga Prizreni ishte i treti për të me fanellën e spanjollëve, por sërish shanset që të vijojë aty janë të vogla. Ky huazim gjithsesi po shërben për mirë, pasi për Muriqin ka interesim sërish nga Turqia dhe Lazio mezi pret ofertat që ta shesë.

Fenerbahçe synon të rikthejë sulmuesin në ekipi, sipas asaj që shkruajnë mediat turke. Momentalisht nuk ka detaje për ndonjë ofertë kontratë apo shifra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë seancës…