Kosova dhe Shqipëria të bashkuara në Kanberra të Australisë

28 maj 2020 | 21:21

Projekti për bashkimin e politikës së jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë ka filluar të jetësohet.

Në hyrje të ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Kanberra të Australisë, në një hapësirë të vetme tashmë është vendosur flamuri i të dyja vendeve.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ai këtë veprim e ka konsideruar shumë domethënës që do të jetësojë marrëveshjet e përbashkëta në shërbim të një politike të jashtme të bashkërenduar.

Ky është postimi i plotë i Cakajt:

Ja një gjë shumë e bukur e domethënëse ?

Kjo perlë është hyrja e ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Kanberra të Australisë, në një hapësirë të vetme ????!

Ky është një prej veprimeve më domethënëse që kemi ndërmarrë deri më sot për të zbatuar marrëveshjet mes dy vendeve dhe për të zhvilluar një politikë të jashtme të bashkërenduar. Kjo, mes tjerash, përfshin edhe ndarjen e hapësirave në përfaqësitë konsullore dhe diplomatike sipas mundësive objektive.

Vazhdimi i këtij projekti është skajshmërisht i rëndësishëm për një shfrytëzim sa më ekonomik të burimeve logjistike dhe mbartë një domethënie të veçantë për marrëdhënien politike mes dy vendeve!. (A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Në shenjë nderimi për Heroin e Kombit, Ahmet Haxhiu, shtëpia…