Kosova dhe Sllovenia me tri marrëveshje në fushën e drejtësisë

26 prill 2023 | 11:37

Qeveria e Kosovës ka miratuar tri marrëveshje me Slloveninë në fushën e drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë (MD), Albulena Haxhiu, ka thënë se këto janë marrëveshje të rëndësishme dhe duhet që të miratohen nga Kuvendi i Kosovës, duke sqaruar se pjesë e marrëveshjeve është edhe ekstradimi.

“Ministria e Drejtësisë ka zhvilluar është arritur marrëveshja me shtetin e Sllovenisë për ekstradim, marrëveshjen për çështje penale dhe marrëveshjen për ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale. Këto marrëveshje prekin të drejta dhe lirit e njeriut, na duhet mbështetja nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë ajo.

Këto janë të tri marrëveshjet: marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për Zbatimin e Ndërsjellë të Aktgjykimeve në Çështjet Penale, marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për Ekstradimin dhe marrëveshja Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të xhiros së 33-të në Premierligë do të…