Kosova feston Pashkët

01 prill 2018 | 14:53

Besimtarët e krishterë në Kosovë janë duke festuar Pashkët. Shumë besimtarë janë mbledhur të dielën në katedralen “Nënë Tereza” për të qenë pjesë e meshës për festën e Pashkëve.

Don Fatmir Koliqi, i cili ka udhëhequr meshën e ditës së Pashkëve ua ka përcjellë besimtarëve urim për paqe dhe shpresë.

Urime për festën e Pashkëve kanë dërguar edhe liderët e institucioneve të Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Turqisë gjatë vitit 2017 ka eksportuar mallra në…