Kosova fiton edhe miqësoren e dytë kundër Shqipërisë

28 korrik 2019 | 12:13

Kosova e ka mundur Shqipërinë edhe në miqësoren e dytë të zhvilluar brenda dy ditësh në Prishtinë. “Dardanët” fituan me rezultat 88:71 (22:18, 21:11, 18:19, 27:23).

Basketbollistët e Kosovës kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, derisa përzgjedhësi Damir Mulaomeroviq u ka dhënë hapësirë të gjithë lojtarëve në këtë përballje.   Pikë dyshifrore për Kosovën në këtë ndeshje kanë shënuar Edmond Azemi (19), Gëzim Morina (15), Mikael Tmusiq (14) dhe Drilon Hajrizi (14).

Më herët, Kosova ka zhvilluar edhe dy miqësore ndaj Sllovakisë, për tu përgatitur sa më mirë për parakualifikimet e “Eurobasket 2021”.

Kosova është në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, ku fituesi kualifikohet në rrethin e ardhshëm kualifikues.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHKRUAN: HISEN BERISHA Historia e kombit shqiptar është e mbushur…