Kosova frymëzim për kryetarin e Qeverisë së Katalonisë

08 korrik 2018 | 14:12

Kryetari i Qeverisë autonome të Katalonisë, Quim Torra, ka përmendur rastin e pavarësisë së Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për mosshkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Ai Kosovën e ka zënë në gojë dy ditë para se të takohet me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.

“Gjykata konsideron se ligjet ndërkombëtare të drejtësisë nuk përfshijnë ndalimin me ligj për shpallje të pavarësisë (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, 22 korrik 2010, vendimi mbi rastin e Kosovës)”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.

Ky komentim shërben edhe si kundërpërgjigje ndaj zëdhënëses së ekzekutivit spanjoll, Isabel Celaa, e cila ka thënë se nuk ekziston e drejta për shpallje të pavarësisë në rastin e Katalonisë, pasi që këtë nuk e njeh Kushtetuta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë…