Kosova grumbullohet në Poloni

19 shkurt 11:21

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll nga dita e hënë (19 shkurt) do të grumbullohet në Poloni, më saktësisht në qytetin Torun, ku do të qëndroj deri më 22 shkurt dhe më pas do të zhvendoset për në Wloclawek, aty ku edhe do të zhvillohet përballja me Përfaqësuesen e Polonisë.

Kosova do të ballafaqohet me Poloninë më 23 shkurt duke filluar nga ora 19:00 në Wloclawek, kurse menjëherë pas duelit me polakët do të udhëtoj për në Lituani, ku më 26 shkurt në Klaipeda do të jetë mysafire e Përfaqësueses së Lituanisë, takim ky që do të luhet me fillim nga ora 19:30.

Të dyja këto ndeshje i takojnë Dritares së Dytë të Grupit C të kualifikimeve evropiane të Kupës së Botës “Kina 2019”, ku Kosova është në grup me Lituaninë, Hungarinë dhe Poloninë. Duhet theksuar se në dy ndeshjet e Dritares së Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, Kosova ka pësuar disfata, së pari në shtëpi në përballje me Lituaninë dhe më pas si mysafire në ballafaqim me Hungarinë.

Në ndeshjen e Dritares së Parë, Përfaqësueses së Kosovës i ka munguar Erjon Kastrati, i cili u pati lënduar një ditë para duelit me Lituaninë, gjatë një ndeshje më skuadrën e tij sllovene, Petrol Olimpija. Kastrati tani është i gatshëm t’i bashkohet Kosovës, ngjashëm si amerikani Shawn Jones.

Lista e basketbollistëve

1. Dardan Berisha (Basketball Nymburk/Çeki)
2. Erjon Kastrati (Petrol Olimpija/Slloveni)
3. Scott Bamforth (Dinamo Sassari/Itali)
4. Jaren Sina (Ada Blois Basket 41/Francë)
5. Samir Zekiqi (Trepça)
6. Lis Shoshi (Pieno Zvaigzdes/Lituani)
7. Gëzim Morina (Sixt Primorska/Slloveni)
8. Fisnik Rugova (Sigal Prishtina)
9. Shawn Jones (Dinamo Sassari/Itali)
10. Leonard Mekaj (Golden Eagle Ylli)
11. Alban Veseli (Sigal Prishtina)
12. Granit Rugova (Sigal Prishtina)
13. Arti Hajdari (Rahoveci)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia shpreson të zgjidhë kontestin e emrit me Greqinë deri…