Kosova grumbullohet për dy kualifikueset e fundit të Botërorit

30 gusht 2022 | 12:30

Përzgjedhësja e Përfaqësues së Kosovës në konkurrencën e femrave, Karin Anneli Andersen e ka bërë publike listën e futbollisteve që i ka grumbulluar për dy ndeshjet e fillimshtatorit.

“Dardanet” do t’i luajnë ndeshjet e fundit në Grupin F të kualifikimeve për Botërorin 2023, kundër Armenisë, në “Fadil Vokrri” më 1 shtator, në orën 19:00 dhe kundër Polonisë si mysafire, më 6 shtator, në orën 18:30. Kosova pas tetë ndeshjeve ndodhet në pozitën e parafundit me 4 pikë.

“Dardanet” janë grumbulluar sot, teksa të martën do ta mbajnë stërvitjen e parë në Kampin Nacional në Hajvali.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në Prizren ka bërë me dije se…