Kosova hap ambasadë në Katar

14 maj 2019 | 21:53

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kosova ka hapur Ambasadë në Doha të Katarit.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, ka bërë të ditur se kjo ambasadë do të funksionalizohet në javët e ardhshme dhe që do të fuqizojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Kosova ka hapur amabasadën në Doha të Katarit,  që do të funksionalizohet në javët në vazhdim që të forecoj marredheniet e shkelqyeshme mes dy vendeve. Jam mirënjohes Katar-it për mbeshtetjen e dhënë për amabasadën dhe Kosovën si një mik i mirë dhe partner”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët e Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit të Universitetit të…