Kosova – Izraeli, përfundoi pjesa e parë

12 nëntor 2023 | 21:39

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese për “Euro 2024” mes Kosovës dhe Izraelit. “Dardanët” e kanë mbyllur me epërsi 1-0 ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Milot Rashica, në minutën e 41-të. “Dardanët” patën edhe dy raste të tjera shënimi, por portieri izraelit nuk lejojë një gjë të tillë.

Treshja e Superligës, Krasniqi, Dellova dhe Zyba patën paraqitje pozitive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tunelet në Gaza janë krijuar për t'i mbijetuar bllokadës dhe…