Kosova ka kapacitet për 250 azilkërkues, shefi i UNHCR-së: Prioritet mbetet sigurimi i kufijve

21 qershor 2021 | 11:41

Shefi i misionit të UNHCR-së, Erol Arduç, ka thënë se ka tre vjet që punon në Kosovë me një ekip që ka eksperiencë me refugjatë.

Ai gjatë takimit me deputetë, anëtarë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ka theksuar se janë dujke operuar në Kosovë si para luftës së fundit edhe pas saj.

Arduçi ka treguar se situata me azilkërkues është stabile në Kosovë për shkak të ligjeve solide që ka vendi në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare.

“Ajo që nuk është specifike për Kosovën është sepse ne po punojmë në tërë botën. Ka njerëz që në Kosovë i dinë shumë mirë njësitë tona këtu, sepse Kosova ka një të kaluar të veçantë dhe një numër i njerëzve kanë përfituar në njësitë këtu. Ka memorie të mira për ndihmën që kanë pranuar këtu njësitë tona. Operimi i njësive tona para dhe pas konfliktit në Kosovë ka qenë shumë i gjerë”.

“Këtu ne po kujdesemi kryesisht për ata që kërkojnë azil dhe për refugjatë, ata që nuk kanë status e nacionalitet, ata janë nën kujdesin e mandatin tonë. Ne e marrim stërkit mandatin tonë. Situata e atyre që kërkojnë azil në Kosovë deri tani është stabile për shkak të disa arsyeve. E para ka ligje solide e të qarta në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare dhe procedura të qarta”, ka thënë ai.

Më tutje, Arduçi ka njoftuar se në Kosovë janë dy qendra kryesore të azilkërkuesve, një në Magure me kapacitet të pranojë deri 100 persona dhe tjetra në Vranidol që mund të marr deri 140 persona.

“Kemi dy qendra të azilkërkuesve njëri në Magure që mund të pranojë 100 persona. Dhe një në Vranidol që mund të pranojë 140 persona aty. Të premten kemi bërë hapjen e kësaj qendre pas disa riparimeve si ndihmë nga BE. Këto dy qendra i plotësojnë kushtet e duhura”, ka deklaruar ai, raporton “EO”.

Ai ka theksuar se janë të fokusuar në integrimin e refugjatëve.

Ndërsa kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Dude Balje, ka dashur të di më shumë për gjendjen e fëmijëve refugjatë.

“Për ne është e rëndësishme që secili refugjatë të ketë mundësinë dhe kushtet për një jetë normale. Kam më shumë pyetje nëse keni shifra sa fëmijë”, është shprehur ajo.

Ndaj këtij pyetje, Arduçi ka thënë se numri i azilkërkuesve fëmijë nuk është shumë i lartë dhe ka pasur vetëm një rast të lindjes së një fëmije.

Kurse deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani, ka pyetur Arduçin për sugjerimet nga ana e tyre karshi refugjatëve dhe trajtimit të tyre në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Suedisë Stefan Löfven humbi votëbesimin në parlament. Stefan…