Kosova kërkon fitore edhe ndaj Burkina Fasos

27 mars 2018 | 11:07

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot (e martë) e zhvillon ndeshjen e radhës miqësore ndaj Burkina Fasos.

Në ndeshjen e fundit miqësore Kosova shënoi fitore ndaj Madagaskarit me rezultat 1-0 dhe të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe në miqësoren e dytë nën udhëheqjen e trajnerit zviceran Bernard Challandes.

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, lidhur me ndeshjen e radhës miqësore, ka thënë se bëhet fjalë për një kundërshtar të vështirë, por është mjaft optimist se do të arrihet fitorja e radhës. “E respektojmë Burkina Fason që nuk është aspak ekip i lehtë. Me përvojën e deritashme jam optimist se do të luajmë një lojë të mirë dhe ekipi do ta shfaqë fuqinë e vet”, ka thënë Ujkani.  Ndeshja në mes të Kosovës dhe Burkina Fasos zhvillohet në Francë nga ora 18:00.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2018 në Formula 1 nisi me një vend të…