Kosova luan dy miqësore në nëntor

20 tetor 2022 | 12:02

Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i luajë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, të cilat do t’i shërbejnë përzgjedhësit Alain Giresse për ta përgatitur ekipin për ciklin e ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, i cili nis në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Miqësoren e parë, Kosova do ta luajnë kundër Armenisë, më 16 nëntor, derisa më pas do të përballen me Ishujt Faroe, më 19 nëntor, kundërshtar me të cilin janë ballafaquar edhe më parë.

Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kosova, ditë më parë, ka mësuar rivalët e grupit për kualifikimet e “Euro 2024”, ku bën pjesë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Ndeshjen e parë kualifikuese Kosova do ta luajnë si mysafirë kundër Izraelit, më 25 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se opozita…