Kosova me fitore e mbylli edicionin në Ligën e Kombeve

27 shtator 2022 | 22:42

Kosova e mbylli edicionin në Ligën e Kombeve me fitore, pasi sonte triumfoi ndaj Qipros me rezultat bindës 5-1.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, dadranët ishin dominues dhe fituan pa problem. Nga dy gola për Kosovën i shënuan Vedat Muriqi dhe Donat Rrudhani, kurse një e shtoi Muslija. Për Qipron golin e nderit e realizoi Valentin Roberge.

Kosova e mbylli grupin në vendin e dytë me nëntë pikë.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Vedat Muriqi e ka realizuar golin e pestë për…