Kosova me masa më të lehta në Ballkan dhe me krizë më të thellë në Evropë

19 mars 2021 | 18:11

Aleanca Kosovare e Bizneseve – AKB, sot në mbledhjen e rregullt të Komitetit për menaxhimin e Pandemisë COVID 19 në Qeverinë e Kosovës, publikoi për herë të parë shifrat e Bizneseve të infektuara gjatë vitit të kaluar 2020.

Nga ky prezantim Kryetari i AKB, Agim Shahini, tha se gjatë kësaj periudhe kemi të infektuar 1350 biznese të sektorëve të ndryshëm ekonomik nga të cilët 1100 janë të shëruar, rreth 242 biznese janë aktive me virus dhe 8 raste janë me vdekje.

Nga kjo kemi rreth 4000 punëtorë të infektuar por nuk kemi shifra se sa janë shëruar dhe sa janë aktiv.

AKB gjatë kësaj mbledhje ka kërkuar që masat   parandaluese të mbetet ashtu siç janë por mos të merren masa tjera kufizuese për shkak se ekonomia  po pëson humbje të mëdha qindra milionëshe siç ishte në vitin e kaluar ku pasojat janë shumë të mëdha dhe bizneset janë duke u thelluar në krizë në mungesë të mbështetjes financiare dhe masave të tjera lehtësuese nga shteti.

Kosova aktualisht është me masat më të lehtësuara në Evropë por me krizën më të thellë ekonomike nga mungesa e fondeve për Rimëkëmbje Ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli Brazilian i Real Madridit, Vinicius, ka shprehur dhe njëherë…