Kosova me ‘ndikim të ulët’ të terrorizmit

05 dhjetor 2018 | 18:14

Instituti për Ekonominë dhe Paqen ka publikuar të mërkurën Indeksin Global të Terrorizmit, i cili tregon se terrorizmi, përkundër rënies, vazhdon të jetë i përhapur dhe se po përkeqësohet në disa vende.

Në listën prej 138 vendesh, ku terrorizmi ka ndikim, Kosova renditet e 71-ta, në grupin e vendeve me ndikim të ulët të terrorizmit.

Nga vendet e tjera të rajonit, Bosnja dhe Hercegovina mban pozitën numër 91, Shqipëria 97, Maqedonia 106, Serbia 116, Mali i Zi 132, Kroacia 137 – të gjitha këto në grupin e vendeve me ndikim shumë të ulët të terrorizmit.

Në grupin e vendeve me ndikimin më të madh të terrorizmit në botë, prijnë Iraku, Afganistani dhe Nigeria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë të dhënë sot, tenistja ruse Maria Sharapova…