Kosova merr pjesë në njërin nga ushtrimet më të mëdha të NATO-s

28 prill 2021 | 11:16

Kosova do të jetë pjesë e 26 shteteve në njërin nga ushtrimet më të mëdha ushtarake të NATO-s në kontinentin evropian që do të udhëhiqet nga ushtria amerikane.

Ushtrimi “Defender-Europe” është ushtrim vjetor i përbashkët, i gjerë dhe multinacional, i përgatitur për të ndërtuar gatishmëri dhe aftësi ndërveprimi mes ShBA-së, NATO-s dhe ushtrive partnere.

Në këtë ushtrim do të zbarkojnë 28 mijë ushtarë, përfshirë edhe ushtarë të Kosovës, të cilët për herë të parë marrin pjesë në një ushtrim të tillë.

Që nga marsi i këtij viti, 1 200 mjete ushtarake kanë filluar lëvizjen nga 4 porte amerikane për në vendet evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elda Spahiu shpall te pavlefshme id cartelen e Kolegjit Biznesi…