Kosova mëson kalendarin e ndeshjeve për kualifikimet e Evropianit 2025

06 mars 2024 | 15:47

Përfaqësuesja e Kosovës e femrave ka mësuar sot kalendarin e ndeshjeve për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2025.

“Dardanet” gjenden në Grupin B4 të këtyre kualifikimeve, së bashku me kombëtaret e tjera si Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën. Ndeshjen e parë në kuadër të këtyre kualifikimeve vashat e Kosovës do ta luajnë më 5 prill, si mysafire kundër Ukrainës, ndërsa katër ditë më vonë do të përballen me Uellsin si vendase.

Më 31 maj Kosova e pret në shtëpi Kroacinë, kurse më 4 qershor zhvillon ndeshje si mysafirë kundër kroatëve. Më pas, më 12 korrik Kosova e pret në shtëpi Ukrainën, ndërsa më 16 korrik e zhvillon ndeshjen e fundit në kuadër të këtyre kualifikimeve kundër Uellsit si mysafire.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…