Kosova mposhti Islandën

20 shkurt 2020 | 20:52

Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Islandës me rezultat 80:78.

Çerekun e parë e dominuan vendasit me rezultat 21:13; ndërsa çerekun e dytë pati rënie të lojës dhe mysafirët arritën ta përafrojnë rezultatin në 35:34.

Gjatë pjesës së dytë, të dyja skuadrat ishin të mira dhe zhvilluan një ndeshje dramatike, por në fund “Dardanët” triumfuan.

Kjo ndeshje e rëndësishme për fazën parakualifikuese për Kampionat Botëror 2023 është zhvilluar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kujtojmë se kjo është përballja e parë e “Dardanëve” me trajnerin grek, Christos Mamarinos, i cili ka pasur vetëm tre ditë kohë për t’i përgatitur basketbollistët për këtë përballje.

Pas tre ditësh “Dardanët” do të zhvillojnë edhe ndeshjen tjetër si mysafir në Luksemburg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka…