Kosova mposhti Luksemburgun

04 gusht 2019 | 17:29

Basketbollistët e Kosovës U18 e kanë përfunduar me fitore Kampionatin Evropian, Divizioni B, që sot përfundon në Rumani.

Në ndeshjen për vendin e 23-të, “Dardanët” e rinj e kanë mundur Luksemburgun me rezultat 67:49. Bardh Rexha ka qenë i jashtëzakonshëm me 20 pikë dhe 14 kërcime, derisa është ndihmuar nga Albin Berisha dhe Donat Musa, me nga dhjetë pikë.

Ky Evropian ishte një përvojë e mirë për basketbollistët e Kosovës, që si synim kishin të fitojnë përvojë në gara të tilla.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy binjake nga Bangladeshi, të bashkuar në kokë, janë ndarë…