Kosova mposhti Maqedoninë Veriore në të dyja konkurrencat

21 qershor 2022 | 16:08

Kosova U-15 ka përfunduar turneun në Edirne të Turqisë me fitore në të dyja konkurrencat. Vashat kanë fituar me Maqedoninë e Veriut me rezultat 52:42. Fitore ndaj Maqedonisë së Veriut shënuan edhe djemtë me rezultat 80:67.

Kosova këtë turne e mbyll me dy fitore në konkurrencën e meshkujve dhe dy humbje, kurse femrat kanë arritur vetëm një fitore dhe tri humbje.

Në turneun FIBA Europe Youth Development për veç Kosovës kanë marrë pjesë edhe katër shtete të tjera Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Njëherësh ky është turneu i fundit i këtij cikli të FIBA Europe Youth Development Fund, i cili është organizuar nga një herë në secilin nga vendet që kanë marrë pjesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Femra më seksi, Kim Kardashian, dhe ish-bashkëshorti i saj, Kanye…