Kosova mposhti Moldavinë, por përfundon e pesta 

04 korrik 2019 | 12:13

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave U19 ka arritur të fitojë në ndeshjen e fundit të Kampionatit Ballkanik kundër Kombëtares së Moldavisë.

Me këtë fitore Kosova ka arritur ta fitojë vendin e pestë në këtë garë. Kosova fitoi me rezultat 3 me 1 në sete me rezultatet: 27:25, 19:25, 25:15, 27:2.

Në fakt Kosova zhvilloi ndeshje mjaft të mirë edhe kundër Rumanisë, mirëpo nuk arriti të shënojë fitore me çka do ta siguronte pjesëmarrjen në fazën finale të garës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të ngrejë në nivel ambasade përfaqësimin e saj…