Kosova nderon ushtarët e rënë të KFOR-it me memorial në qendër të Prishtinës

12 qershor 2018 | 13:51

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës memoriale të ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka thënë se në këtë ditë të paqes kujtojmë dhe nderojmë burrat dhe gratë, ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, që sakrifikuan jetën e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë.

“Qeveria dhe populli i Kosovës iu është përjetë mirënjohës NATO-s dhe shteteve që kontribuojnë në KFOR. Ne jemi popull që shprehim falënderim, nuk harrojmë të kaluarën dhe duam të kemi një të ardhme të sigurt”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova synon anëtarësimin në NATO, në organizatën e ushtrimit të paqes, për të ndihmuar jo vetëm vetën dhe rajonin, por kudo dhe këdo që ka nevojë.

Kryeministri Haradinaj ka theksuar gatishmërinë e Kosovës për të kontribuuar për sigurinë dhe paqen në botë, duke mirëpritur qëndrimin e NATO-s në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka…