Kosova në grup me Gjermaninë

04 prill 2019 | 19:44

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të luajë ndaj Gjermanisë, Sllovenisë dhe Bjellorusisë në eliminatoret për “Euro 2020”.

Grupi vlerësohet të jetë shumë i fortë, por vajzat tona do të japin më të mirën për paraqitje të denja. Gjermania, Sllovenia, Bjellorusia e Kosova janë në grupin e tretë. Dy të parët e grupit kualifikohen për në Evropianin që mbahet në Norvegji e Danimarkë.

Shorti i kualifikimeve është tërhequr të enjten pasdite në Kopenhagë. Ndeshjet e para kualifikuese luhen më 25 e 26 shtator.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka…