Kosova në Malajzi prezanton përvojat në zbatimin e reformave të financave publike

12 dhjetor 2019 | 11:52

Në Malajzi po mbahet konferenca “Zhvillimi i kapaciteteve të kontabilitetit në ekonomitë në zhvillim” në të cilën po marrin pjesë Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, zëvendësauditori i Përgjithshëm Ilir Salihu, drejtori i përgjithshëm i Thesarit, Ahmet Ismaili dhe drejtoresha ekzekutive e Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), Ardiana Bunjaku.

Përfaqësuesit nga Kosova para përfaqësuesve të shumë shteteve pjesëmarrëse në konferencë, në panelin me temën “Roli i Thesarit dhe Auditorit të Përgjithshëm në adresimin e sfidave të reformës në Menaxhimin e Financave Publike (MFP)” prezantuan përvojat e shtetit tonë në dizajnimin dhe zbatimin e reformave të financave publike.

Panelistët nga Kosova kanë prezantuar pikëpamjet e tyre lidhur rëndësinë e reformës në menaxhimin e financave publike, mënyrën e koordinimit me palët tjera dhe kanë nënvizuar aktivitetet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Thesarit të Kosovës dhe kontributin e partnerëve nga organizatat ndërkombëtare dhe komuniteti i donatorëve.

Kjo konferencë është organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC) në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme te Auditimit (INTOSAI) dhe Bankën Botërore dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave në fushën e financave publike midis vendeve me ekonomi të brishta dhe vendeve të zhvilluara.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb, ka deklaruar se…