Ambasadori i Gjermanisë në Beograd: Të rifillojë sa më shpejtë dialogu Kosovë-Serbi

12 dhjetor 11:51

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb, ka deklaruar se se vendi i tij është për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Përfaqësuesi i ri i politikës së jashtme Borelli ka thënë tashmë se kjo do të jetë një nga përparësitë e tij. Do të shohim nëse ata emërojnë një ndërmjetës të ri, nga këndvështrimi ynë – kjo do të ishte një iniciativë e mirë”.

“Fakti është që së pari duhet të formohet Qeveria në Prishtinë. Shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti dhe dialogu të rivendoset. Kjo përfshin heqjen e taksës. Edhe BE dhe Amerika kanë folur për këtë me muaj. Ne mendojmë se tarifat janë të këqija për bashkëpunimin rajonal dhe kanë ndërprerë dialogun”, ka thënë ai në një intervistë për “RTS”.

Ai ka theksuar se është e rëndësishme që negociatat të zhvillohen në një atmosferë konstruktive dhe se fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nuk kontribuon në një atmosferë më të mirë.

“Dialogu rreth normalizimit është padyshim një nga përparësitë tona. Në fund të fundit, ky është gjithashtu një kusht në procesin e pranimit për Serbinë, i paraqitur në Kapitullin 35. Pra, marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohen në bazë të një dialogu gjithëpërfshirës”, ka deklaruar ambasadori Schieb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja e re Enisa Bytyçi nga Malisheva, në Tiranë u…